Dhunë, falsifikim e të dehur në timon, 4 të arrestuar ne Tiranë

Mos i humb

TIRANE– 4 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Dhunë ndaj bashkëshortes, të dehur në timon e me patentë të falsifikuar, këta janë të arrestuarit nga blutë e Tiranës.

NJOFTIMI

Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 42 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. U., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit