Biden takohet me Zelensky në Paris ndërsa Rusia rrit ofensivën e saj në fushën e betejës

Mos i humb

Presidenti i SHBA-se, Joe Biden do të takohet sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Paris, ndërsa ushtria e Kievit po përballet me ditët e saj më të vështira të luftimeve që nga javët e para të luftës me Rusinë dhe po përgatitet për atë që zyrtarët thonë se mund të jetë një verë e vështirë përpara, sipas AP.

SHBA-ja është furnizuesi më i madh i Kievit për kohën e luftës dhe Ukraina po përpiqet të shmangë një ofensivë intensive ruse në zonat lindore të vendit.

Konflikti është përqendruar në rajonet kufitare ukrainase, Kharkiv dhe Donetsk, por zyrtarët ukrainas thonë se mund të përhapet edhe më gjerë.

Ofensiva synon të shfrytëzojë mungesën e municioneve dhe trupave të Kievit përgjatë vijës së frontit rreth 1000 kilometra.

Kjo mungesë në armatime erdhi pasi ndihma ushtarake amerikane u pengua në Kongres për gjashtë muaj përpara se presidenti Biden të nënshkruante në prill një paketë të ndihmës ushtarake prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë një ndihmë ushtarake rreth 225 milionë dollarë për Ukrainën”, thanë të enjten zyrtarët amerikanë.

“Paketa e re përfshin municione për sistemin e raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, ose HIMARS, si dhe sisteme mortajash dhe një sërë fishekësh artilerie”, thanë zyrtarët.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca do t’i sigurojë Ukrainës avionët e saj luftarak “Mirage”.

Macron ka qenë një mbështetës i zëshëm i Ukrainës. Ai tha në shkurt se vendosja e trupave perëndimore në terren në Ukrainë nuk është “e përjashtuar”.

Zelensky nisi sot ditën e takimeve në Paris me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në monumentin e Invalidëve me kupolë të artë, vendi i varrit të Napoleonit.

Gjatë ditës, Zelensky do të vizitoi prodhuesin e armëve “Nexter” në Versajë, i cili prodhon obusët vetëlëvizës “Caesar” që Franca, midis armëve të tjera, u ofron forcave të Kievit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit