Bie dëshmor palestinezi i plagosur në Gaza

Mos i humb

 

 

Bie dëshmor edhe një palestinez, i cili u plagos si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri të ushtarëve të Izraelit gjatë protestave të “Marshimit të Kthimit të Madh” në kufi të Gazës.

Në një njoftim me shkrim nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, Eshref El-Kudra, thuhet se 23 vjeçari Naci Ganim, i cili ditë më parë ishte plagosur në afërsi të kufirit lindor të qytetit të Refahut, sot ka rënë dëshmor.

Në njoftim thuhet se Ganim, para se të binte dëshmor, është transferuar në spitalet e Kudsit për trajtim.

Në protestat paqësore të vazhdueshme në Rripin e Gazës që nga 30 marsi, Dita e Tokës, si pasojë të gjuajtjes me armë zjarri të ushtarëve të Izraelit, më shumë se 110 palestinezë kanë ranë dëshmorë, kurse mijëra të tjerë janë plagosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit