Rreth 400 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të intensifikuara në kohët e fundit nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij të cilët kanë shkelur armëpushimin në “zonat për reduktimin e tensioneve” në Idlib dhe në Gutën Lindore në Siri.
Rajoni i Gutës Lindore nën rrethimin e regjimit të Asadit afër kryeqytetit Damask, që nga 14 nëntori 2017 e deri tani është objektiv i sulmeve të ashpra ajrore dhe tokësore të regjimit dhe mbështetësve të tij.
Siç informon gazetari i AA-së në rajon mësohet se po përballen me bombardime të rënda rajonet Duma dhe Haresta si dhe komunat Hammurije, Merc, Arbin, Sakbe, Misraba, Medjere, Zemelka, Xhisrin, Ajn Terma dhe Bejt Sava të cilat ndodhen brenda zonave për reduktimin e tensioneve në Gutën Lindore.
Sipas informacioneve të përpiluara nga të dhënat e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) në sulmet e ndërmarra që nga 17 nëntori 2017 e deri tani në Gutën Lindore kanë humbur jetën 303 civilë nga të cilët 5 prej tyre punonjës të Mbrojtjes Civile ndërsa numri i të plagosurve ka tejkaluar numrin 1.400.
Në dy javët e fundit ku edhe Rusia ka nisur të ofrojë mbështetje ajrore për regjimin kanë humbur jetën 161 civilë.
– Në Idlib kanë humbur jetën më shumë se 95 civilë në 3 javët e fundit
Gjithashtu që prej tre javësh janë në vazhdim sulmet e regjimit dhe mbështetësin e tij Rusisë në “zonën e reduktimit të tensioneve” në Idlib e cila ndodhet në veri të Sirisë.
Me sulmet intensive të regjimit dhe Rusisë po përballen edhe komunat Han Shejhun, Serakib, Kefer Sixhne, Kefrenbil, Maarretinuman, El-Temanije dhe fshatrat Maarshurin, Maaretihırme, El Tuh.
“Beretat e Bardha” për periudhën në fjalë kanë theksuar se në Idlib kanë humbur jetën të paktën 95 civilë ndërsa janë plagosur më shumë se 200 të tjerë.
Ndërkohë në anën tjetër në pjesën periferike jugore të qytetit ndodhin përleshje të ashpra mes grupeve të mbështetura nga Irani dhe grupeve kundër regjimit.
Forcat mbështetëse të regjimit, pasi kanë marrë nën kontroll rajonin Sinxhar në jug të Idlibit, ato janë drejtuar drejt aeroportit Ebu Zuhur i cili ka rëndësi strategjike.
Guta Lindore në Damask dhe qyteti Idlib në kufi me Turqinë u shpallën “zona për reduktimin e tensioneve” në takimin në Astana më 4-5 maj./Rtv islam/


