Tirana përshëndet votimin e gjuhës shqipe në Parlamentin maqedonas

Mos i humb

Miratimi nga Parlamenti maqedonas i ligjit për gjuhën shqipe është përshëndetur nga politika në Tiranë.

Ilir Meta shkruan në rrjetet sociale se lajmin e ka marrë sapo ka mbërritur në Aeroportin e Ljubljanës.

“Mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqip,. një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë”, thotë Meta.

Edhe Lulzim Basha ka zgjedhur rrjetet sociale për të përshëndetur këtë votim në Parlamentin e Maqedonisë.

“Është një hap i rëndësishëm përpara në realizimin e statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë. Përshëndes këtë hap si një sukses i bashkërendimit dhe bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni. Vlerësoj qëndrimin e forcave politike maqedonase që mbështetën me votën e tyre këtë ligj, i bindur se kjo votë është një kontribut i rëndësishëm për bashkëjetesën etnike dhe konsolidimin e një shoqërie demokratike në Maqedoni”, shkruan kreu i PD-së.

Basha thotë se Partia Demokratike nxit klimën e unitetit mes faktorit politik shqiptar dhe bashkëpunimit me atë politik maqedonas, si një garanci për një Maqedoni të orientuar drejt standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe europiane.

Edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, por përmes rrjeteve sociale ka përshëndetur këtë votim.

“Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni është një arritje e rëndësishme për shqiptarët dhe hap përpara për demokratizimin e Maqedonisë. Miratimi i ligjit garanton një akses më të mirë e më të drejtë në shërbime dhe një përfshirje të shqiptarëve në mirëqeverisje. Ky akt është një gur themeli për një të ardhme më të mirë e më të sigurtë euroatlantike të fqinjit tonë, për çka shqiptarët në Maqedoni kanë qenë dhe janë mbështetës të palëkundur”, shkruan kreu i diplomacisë shqiptare./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit