Bilanci i trazirave në Sudan, të paktën 24 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 24 persona u vranë dhe 131 u plagosën gjatë trazirave në Sudan, të cilat filluan më 19 dhjetor të vitit të kaluar, tha zyra e prokurorit të vendit.

Kryeprokurori i Sudanit, Amir Muhammed Ibrahim, në një konferencë për media në kryeqytetin Khartoum, konfirmoi se nga 19 dhjetori, kur filluan trazirat në krahinën Gadafir, u vranë 9 persona, në Nil 6 dhe nga tre persona në Veri, Nil të Bardhë dhe në kryeqytetin Khartoum.

“Gjatë trazirave u vranë 24 persona dhe u plagosën të paktën 131 të tjerë”, tha Ibrahim.

Në mbarë Sudanin që nga 19 dhjetori vazhdojnë protestat masive anti-qeveritare që u organizuan për shkak të rritjes së çmimeve, inflacionit dhe përkeqësimit të situatës ekonomike në vend.

Lidhja e Sindikatave si organizator i protestave ka mbështetjen e opozitës sudaneze, kurse deri më tani ka patur katër përpjekje të pasuksesshme për të mbajtur marshimin në pallatin presidencial në brigjet e Nilit.

Forcat sudaneze të sigurisë më parë kanë shpërndarë mijëra protestues që u mblodhën në qendër të kryeqytetit Khartum dhe kërkuan dorëheqjen e presidentit Omar al-Bashir, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1989.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit