Katari planifikon të investojë 45 miliardë dollarë në SHBA

Mos i humb

Agjencia e Investimeve Katari (QIA) ka në plan për të rritur sasinë e investimeve në Shtetet e Bashkuara me rreth 30 deri në 45 miliardë dollarë amerikanë në dy vitet e ardhshme, tha një nga udhëheqësit e kësaj agjencie në një kohë kur Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po viziton Dohan si pjesë e dialogut strategjik SHBA-Katar.

Fondi i Katarit dëshiron të balancojë investimet për sasinë e fondeve në Shtetet e Bashkuara me ato për Europën – tha drejtori ekzekutiv QIA-s, Mansoor bin Ibrahim el-Mahmud.

Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit ka bërë të ditur se bisedimet – të cilat janë raundi i dytë i dialogut të SHBA-Katar – do të jenë të fokusuara në çështjet në fushën e politikës, ekonomisë, mbrojtjes dhe kulturës.

Ai shton se do të nënshkruhen një numër të memorandumeve të mirëkuptimit për të rritur lidhjet e ndërsjellta mes Dohas dhe Uashingtonit.

Raundi i parë i dialogut strategjik është mbajtur në janar të vitit 2018 në Shtetet e Bashkuara, ku u dol me një deklaratë të përbashkët, në të cilën theksohej angazhimi për promovimin e tregtisë dypalëshe dhe investimeve.

Të dy palët nënshkruan edhe disa marrëveshje dhe pikësynime në fushën e teknologjisë, energjisë dhe bashkëpunimi në sektorë të tillë si sport, arsim, shëndetësi, artit dhe kulturës. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit