Bjellorusi, mbi 700 persona arrestohen në protestat antiqeveritare

Mos i humb

Më shumë se 700 persona janë arrestuar dje në demonstratat antiqeveritare në Bjellorusi.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Olga Çemodanova, deklaroi në median sociale se dje në 35 lokacione në mbarë vendin janë organizuar protesta pa leje.

Çemodanova vuri në dukje se pjesëmarrja në protesta është ulur, duke shtuar se policia mori masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe rendin.

Ajo deklaroi se protestuesit shfaqën qëndrim agresiv në demonstratat në kryeqytetin Minsk dhe vuri në dukje se pjesëmarrësit e demonstratës bllokuan disa rrugë për kalimin e automjeteve dhe qytetarëve. Ajo tha se protestuesit aktivë të cilët nuk i ndaluan protestat e tyre pavarësisht paralajmërimeve të policisë u arrestuan.

Sipas saj, protesta të paautorizuara u mbajtën edhe në qytetet e Brest dhe Grodno me një pjesëmarrje prej maksimum 250 personash.

“Më shumë se 700 njerëz që shkelën ligjin u arrestuan dje në protestat në gjithë vendin dhe këta njerëz do të vazhdojnë të mbahen të paraburgosur derisa të dalin në gjykatë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme.

Ndryshe, pasi presidenti aktual Aleksandar Lukashenko shpalli fitore në zgjedhjet presidenciale më 9 gusht, në Bjellorusi filluan protestat në të gjithë vendin me pretendimin për “mashtrime në zgjedhje”.

Protestuesit, numri i të cilëve është në rënie krahasuar me javët e mëparshme të protestave që vazhdojnë çdo fundjavë në vend, kërkojnë që presidenti Lukashenko ta braktisë postin e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit