Domatja është frut apo perime? Shkencëtarët thonë si qendron e vërteta

Mos i humb

Shkenca thotë që domatja është një frut. Të gjitha frutat kanë një ose disa fara në brendësi të tyre dhe rriten nga lulja e një bime.

Si çdo frut tjetër, domatja formohet nga lulet e vogla të verdha në vreshta dhe përmban fara të shumëta.

Këto fara mund të përdoren për mbjelljen e bimëve të tjera të domateve.

Disa varietete të tjera moderne domatesh janë kultivuar në mënyrë të atillë që të mos prodhojnë fara.

Pavarësisht varietetit, në aspektin botanik domatja vazhdon të konsiderohet një frut.

Sipas agroweb.org, në kuzhinë nga ana tjetër, domatja renditet krahas perimeve dhe kjo i ka dhënë asaj reputacionin e një perimeje.

Çështja në fjalë ka përfunduar edhe në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 1893, një importues domatesh iu drejtua gjykatës me pretendimin se domatja duhet klasifikuar si frut dhe kërkoi uljen e tarifës së importit.

Gjykata vendosi që domatja të klasifikohej si perime në bazë të përdorimit në kuzhinë dhe jo klasifikimit botanik.

Domatja, nuk është i vetmi ushqim që vazhdon të vuajë një krizë identiteti.

Fruta të tjera që konsiderohen si perime janë: kastraveci, kungulli, speci, patëllxhani, bamja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit