Blinken: Netanyahu riafirmoi angazhimin ndaj armëpushimit në Gaza

Mos i humb

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken siguroi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i kishte riafirmuar angazhimin e tij për një armëpushim në Rripin e Gazës, ndërsa e quajti reagimin e Hamasit një shenjë inkurajuese ndaj rezolutës së OKB-së që mbështet këtë plan armëpushimi.

“Unë u takova mbrëmë me Netanyahun dhe ai ripohoi angazhimin e tij ndaj propozimit për një marrëveshje armëpushimi”, tha Blinken duke iu referuar planit të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në OKB.

Kreu i diplomacisë amerikane e përshkroi gjithashtu si një shenjë inkurajuese reagimin e Hamasit, që përshëndeti rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratuar të martën me synimin për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden e ka ftuar Hamasin të demonstrojë se me të vërtetë dëshiron një armëpushim në Rripin e Gazës duke pranuar marrëveshjen e propozuar në planin e SHBA-së që u miratua dje në mbrëmje nga Kombet e Bashkuara.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën tonë që fton lëvizjen islamike në pushtet, në enklavën palestineze, të pranojë marrëveshjen për të vendosur një armëpushim me lirimin e pengjeve izraelite”, shkroi Biden në llogarinë e tij në X.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit