Bllokimi i rrjeteve sociale, MEPJ njofton shqiptarët në Rusi: Nëse iu kërcënohet jeta, telefononi në këtë numër

Mos i humb

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, kanë vendosur në dispozicion numrin dhe i ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në situata emergjente të kontaktojnë menjëherë.

Në një reagim zyrtar MEPJ thekson se Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur aksesin në profilet e saj në Facebook dhe Twitter, dhe se numri i kontaktit është +7 929 968 05 38, si edhe adresa e  postës elektronike: embassy.moscoë@mfa.gov.al.

Reagimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur aksesin në profilet e saj në Facebook dhe Twitter.

Shtetasit shqiptarë të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar) të kontaktojnë në numrin e telefonit

+7 929 968 05 38

Për të kontaktuar me Ambasadën, mund të përdorni adresën e postës elektronike: embassy.moscoë@mfa.gov.al

Gjithashtu mund të telefononi në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po e ndjek me vëmendje situatën në Rusi dhe mbetet në gatishmëri për t’i ofruar ndihmë dhe asistencë shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen atje.

Mp

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit