Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u përjashtua nga punimet e seancës plenare, pasi bllokoi foltoren.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, pasi i kërkoi disa herë kreut të PD për të liruar foltoren, vendosi përjashtimin e tij nga seanca. “Lironi foltoren dhe sallën e Kuvendit”, u shpreh Nikolla.
Kreu i PD, Basha kërkoi fjalën për të diskutuar për procedurë, ndërsa prej një ore në Kuvend diskutohet për dakordësinë e arritur në Kryesinë e Kuvendit mes mazhorancës dhe grupit parlamentar të PD, ndaj të cilës Basha ka shprehur rezervat e tij.
Nikolla gjatë kohës që Basha ishte në foltore i kërkoi disa herë lirimin e saj dhe vijimin e punës në Kuvend me rendin e ditës. Por, Basha nuk iu bind kërkesës, e për pasojë, Nikolla vendosi përjashtimin nga seanca të kreut të Partisë Demokratike.


