Basha: Mos përsërisni skandalin e 2008-ës, reforma zgjedhore për qytetarët dhe jo për politikanët

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në çelje të seancës plenare sot në Kuvend, tha se shqiptarët do të paguajnë një çmim të paimagjinueshëm për dakordësinë e arritur në Konferencën e Kryetarëve mes mazhorancës dhe grupit parlamentar demokrat.

Sipas Bashës çmimi që do të paguajnë shqiptarët është sa vlera e buxhetit 2024, rreth 7 miliardë euro.

“Tek dëgjon nisjen e kësaj seance harron 6 muajt e shkuar, që janë sa 1/8-a e kësaj legjislature të kaluar. A ishin këta këto 6 muaj, apo ishin të tjerë? Për shqiptarët rëndësi ka një parlament funksional, por pyetja është: Çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur këtu? Jo këta, por shqiptarët. Çmimi është i paimagjinueshëm. Këtë vit 7 miliardë euro do të dalin nga xhepat e shqiptarëve por se si do të shpenzohen, çfarë do të marrin dhe si do t’i marrin pensionistët, fermerët, nuk patëm shansin ta diskutojmë”, tha Basha.

Ai shtoi se ngritja e komisioneve hetimore, me ligjin e ri nuk ka efektivitet.

“Ligji për komisionet hetimore u ndryshua, duke vendosur një precedent të papranueshëm duke zeruar efektivitetin e komisioneve hetimore”, tha Basha.

Sa i takon Reformës Zgjedhore, Basha tha se nuk duhet përsëritur ajo që ndodhi në vitin 2008.

“Dëmi më i madh është ai që nuk duket. Pas një viti vendi në fushatë zgjedhor. Kodi zgjedhor në përfitim të shqiptarëve është sakrifica më e madhe. Ndaj sot kam një thirrje hiqni dorë për një moment nga axhendat e ngushta partiake dhe jepini shqiptarëve një komision të reformës zgjedhore me parametra dhe me një vendimmarrje dhe mos përsërisim skandalin e 2008 që erdhi pas një tjetër skandali dhe gjëme. Thirrja ime: Të shprehemi me zë dhe votë për diçka që çdokujt që i dhimbset ky vend, që shqetësohet, kërkon nga ky parlament reformë zgjedhore”, nënvizoi Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit