Bloomberg: si “armatosen” e qëllojnë, edhe miturakët në SHBA

Mos i humb

Që nga fillimi i vitit 2019, në Shtetet e Bashkuara, fëmijët qëlluan 134 njerëz, shkruan Bloomberg.

Një nga arsyet për këtë është se të miturit kanë aksesueshmëri lehtë mbi armët – vlerëson revista e njohur.

Bloomberg veçoi një nga rastet kur fëmijët përdorën armë zjarri.

Në fillim të prillit, 6-vjeçarja Millie Kelly u vra nga vëllai saj 4-vjeçar me një pistoletë të nënës së tyre.

Vajza ishte viktimë e një kulture të papërgjegjësisë në posedim të armëve, vlerëson kjo reviste. Kjo është arsyeja pse më të zhurmuarit janë ata që mbrojnë nevojën për të luftuar valën e dhunës që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Një studim zbuloi se 4.6 milionë fëmijë në këtë vend jetojnë pranë armëve që lehtë mund t’i marrin në dotë. Dhe kështu, mund ta pësojnë vetë ose të tjerët prej tyre.

Siç vuri në dukje Bloomberg, në Shtetet e Bashkuara ka 300 milionë armë në pronësi të civilëve. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit