LDK dënon ashpër ndërhyrjen e Haradinajt dhe Bytyqit në mbylljen e universiteteve!

Mos i humb

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, në emër të partisë politike ka deklaruar se mbështesin vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e universiteteve në disa qytetet të Kosovës.

Me tej, Bunjaku ka bërë të ditur se LDK dënon ashpër ndërhyrjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi në proceset e arsimit.

“Ne besojmë në punën e Këshillit dhe nuk është dashur që kryeministri dhe ministri të ndërhyjnë në këtë vendim. Nuk është mirë që politika të ndërhyjë në arsim pasi ne kërkojmë arsim cilësor dhe nuk jemi të kënaqur me cilësinë e arsimit. Me këtë ndërhyrje kryeministri dhe ministri e kanë bërë të pamundur punën e Këshillit të Cilësisë. Duam të gjithë të kryejnë punën e vet. Besoj që vitin e ardhshëm te akreditohen këto universitete dhe të jenë të gatshme për studentët”, tha Bunjaku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit