Boeing njofton kompanitë: Problemi me 737 është tek krahët

Mos i humb

Boeing ka njoftuar që disa avionë 737, përfshirë 737 Max, të bllokuar pas dy aksidenteve në Indonezi dhe Etiopi, mund të kenë pjesë difektoze në krahët e tyre. Shoqëria ka njoftuar kompanitë që operojnë me 737 të inspektojnë (përfshirë kontrollin aerodinamik).

Në modelet Max dhe Ng (që përfshijnë 737-600, -700, -800 dhe -900), disa nga këto pjesë mund të zëvendësohen, sepse rrezikojnë të prishen ose të shkatërrohen, edhe pa shkaktuar rënien e avionit.

Edhe Federal Aviation Administration ka nxjerrë një direktivë që i kërkon kompanive të kontrollojnë dhe ndoshta të zëvendësojnë pjesët e krahëve brenda 10 ditësh. Boeing e ka zbuluar këtë problem të premten, në një takim me furnizuesit e këtyre komponentëve. Disa punonjës kanë vërejtur se disa pjesë nuk janë trajtuar si duhet, duke shtuar se këtu është fjala edhe për një çështje sigurie.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit