“Bomba” e motit, uji rrëmben makinat në Sicili! Nuk ka qetësi as për Spanjën!

Mos i humb

Përmbytje masive, pasojë e shirave të rrëmbyer në zonë, kanë goditur rëndë Sicilinë.

Më i ashpër, vërshimi i ujërave ka qenë veçanërisht në Torre Archirafi, ku ishte aq i fuqishëm sa tërhoqi deri ne det një sërë makinash, siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve ANSA.

Megjithatë, edhe për ka pasur me dhjetëra thirrje për ndihmë drejtuar shërbimeve lokale të emergjëncës, nuk ka raporte as për të vdekur, e as për të zhdukur. Vetëm në provincën e Katanias, skuadrat zjarrfikëse kryen mbi 70 ndërhyrje e shpëtuan disa persona, përfshirë dy vetë me aftësi të kufizuara, që kishin mbetur të bllokuar në katet e poshtme të shtëpive të tyre të përmbytura nga uji.

Vitet e fundit, Italia ka përjetuar një seri të gjatë ngjarjesh ekstreme të motit në formën e valëve të të nxehtit, thatësirave, stuhive të mbingarkuara dhe përmbytjeve masive, egërsia e veçantë e të cilave konsiderohet pasojë e krizës klimatike të shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë. Reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet u rikthyen mbrëmjen e së mërkurës edhe në Valencia të Spanjës, e cila këtë radhë megjithatë ishte më e përgatitur për motin e keq sesa dy javë më parë, kur zona u godit nga fatkeqësia natyrore.

Më shumë se 220 vetë humbën jetën në këtë rajon bregdetar, ku më i prekuri ishte qyteti Paiporta, ng ai cili mbërriti megjithatë dhe një histori heroizmi që po shërben si frymëzim për banorët: Ajo e drejtuesit të një shkolle, Daniel Burguet, që arriti pas shumë përpjekjesh të thyejë derën e godinës dhe të shpëtojë disa fëmijë të bllokuar aty.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit