Borell: BE kërkon lidhje më të mira me Turqinë dhe Rusinë

Mos i humb

ërfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka deklaruar se BE duhet të përmirësojë marrëdhëniet e tij me Turqinë dhe Rusinë.

Deklaratat e shefit të politikës së jashtme të BE-së erdhën pas një takimi joformal të ministrave të jashtëm të BE-së, të mbajtur dje në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb.

Borrell tha se Turqia dhe Rusia janë “në axhendën tonë” dhe se “marrëdhëniet tona me këto dy vende janë të vështira, por ne duhet t’i përmirësojmë ato”.

“Ne kemi akumuluar vështirësi dhe duhet të fillojmë një qasje të re për të kapërcyer këto vështirësi. Ne duhet të rrisim angazhimin tonë për çështje selektive në të cilat duhet të kemi një partneritet të mirë me Rusinë lidhur me energjinë, ndryshimet klimatike, Arktikun, angazhimin e Rusisë në Siri dhe Libi, duke luajtur një rol të rëndësishëm që ndikon në sigurinë tonë”, tha ai.

Borrell tha se BE duhet të bisedojë me Turqinë për të dyja krizat si atë në Idlib dhe Libi.

“Në Turqi, situata është e lidhur fort me krizën në Idlib. Ne jemi në fillim të një krize të migracionit, pasojat që turqit lejuan njerëzit të shkojnë, duke i bërë ata ndoshta të besojnë se kufijtë e Evropës janë të hapura”, u shpreh kryediplomati i BE-së.

“Ne duhet të mbrojmë kufijtë tanë. Ne duhet të bashkërendojmë respektimin e të drejtave të njeriut të migrantëve me faktin se kufijtë tanë nuk mund të shkelen, njerëzit nuk mund të kalojnë kufijtë në mënyrë të paligjshme. Në të njëjtën kohë, ne duhet të flasim me turqit për shumë çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë tonë sepse, Turqia gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në krizën libiane”, tha Borrell.

Sot në Zagreb do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Punëve të Jashtme. Takimi do të kryesohet nga Borrell.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit