SHBA, Maryland konfirmon tre rastet e para të koronavirusit

Mos i humb

Shteti amerikan Maryland ka konfirmuar tre rastet e para të koronavirusit të njohur zyrtarisht si Covid-19.

Guvernatori i shtetit Maryland, Larry Hogan, në llogarinë e tij në Twitter shkroi se laboratori i Shëndetit Publik i shtetit Baltimore ka konfirmuar tre rastet e para pozitive të koronavirusit të ri në Maryland.

“Pacientët, të cilët kontaktuan virusin gjatë udhëtimit jashtë vendit, janë në gjendje të mirë”, shkroi Hogan.

Pacientët janë një çift i martuar në të 70-tat e tyre dhe një individ tjetër në të 50-ta, të cilët ishin në të njëjtin udhëtim jashtë shtetit. Të gjithë ata janë banorë të Kontit Montgomery.

Gjatë një konference për media, guvernatori shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Maryland dhe inkurajoi popullin e këtij vendi amerikan të mos frikësohet, por që ta marrin seriozisht situatën dhe të qëndrojnë të informuar.

Të tre pacientët janë në izolim në shtëpitë e tyre.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA u rrit në 12 pasi një person tjetër u raportua i vdekur në Washington, ndërkohë mbi 220 persona të tjerë janë të infektuar nga ky virus.

Numri global i vdekjeve nga koronavirusi i ri është mbi 3.200, me mbi 95 mijë raste të infeksionit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi shpalli shpërthimin një emergjencë shëndetësore ndërkombëtare, javën e kaluar përditësoi nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit