Bozdag: Dosja Zarrab është një komplot politik

Mos i humb

Zv/kryeministri i Turqisë dhe zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozdag tha se dosja Zarrab është një komplot politik.

Në llogarinë e tij në Twitter Bozdag, ka bërë disa deklarata në lidhje me vendimin e një gjykate amerikane mbi rastin e bankierit turk, Mehmet Hakan Atilla, ku është i përfshirë edhe biznesmeni Reza Zarrab.

“Dosja Zarrab është një komplot politik. Në rastin Zarrab, ligji, gjykata dhe gjykimi janë përdorur haptazi për një përfitim politik. Vendimi në këtë çështje është dhënë që para hetimeve. Procesi i hetimit dhe gjykimit janë vetëm procedura e detyrueshme për shpalljen e një vendimi të marrë që më parë”, tha Bozdag.

“Vendimi është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”

Ndër të tjera duke bërë të ditur se për këtë arsye vendimi i jurisë në “çështjen Zarrab” e cila zhvillohet në SHBA nuk është një befasi apo një zhvillim i habitshëm, Bozdag tha se “Shpallja fajtor e Mehmet Hakan Atilla nga juria dhe vendimi i mëpasshëm që do të jepet nga gjykata, nuk përfaqëson një vlerë ligjore nga pikëpamja e Turqisë”.

Sipas tij, çështja Zarrab në Turqi dhe në SHBA është prova konkrete e bashkëpunimit të FETO-s dhe e gjyqësorit të SHBA-CIA-FBI.

“Turqia është një vend plotësisht i pavarur dhe sovran. Një vend tjetër nuk mund të gjykojë Turqinë dhe institucionet e saj. Ky vendim është gjithashtu në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Bozdag./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit