Macron: Deklaratat e SHBA-ve, Izraelit dhe Arabisë Saudite rreth Iranit dërgojnë në luftë

Mos i humb

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se deklaratat zyrtare të SHBA-ve, Izraelit dhe Arabisë Saudite rreth zhvillimeve të fundit në Iran, paraqesin praktikisht rrugën drejt luftës.

Macron gjatë një bisede me gazetarët në Paris, me rastin e fillimi të vitit të ri 2018, foli edhe rreth protestave në Iran.

Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Iranin, duke shtuar nevojën për presion ndërkombëtar ndaj këtij vendi. Ai tha se megjithatë nuk duhet ndërprerë marrëdhëniet me Teheranin.

“Retorika e deklaratave zyrtare të SHBA-ve, Izraelit dhe Arabisë Saudite, të cilët në shumë aspekte janë aleatët tanë, janë pothuaj se të tilla sa që mund të na shpien në luftë”, ka thënë Macron.

Më tej shtoi se është shumë e rëndësishme krijimi i një balance të caktuar në kushtet aktuale dhe se është e nevojshme të përcaktohet një strategji për të kufizuar veprimet e Iranit.

Ai paralajmëroi se në rast të një ndërprerjeje të marrëdhënieve me Iranin, mund të ndodhin përplasje të dhunshme.

Në trazirat gjatë protestave në qytetet iraniane në gjashtë ditët e fundit, të paktën 24 persona janë vrarë dhe më shumë se 1.000 demonstrues janë arrestuar./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit