BQK: Më 2017 remitencat shënuan rritje prej 11.1%

Mos i humb

Ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti ka njoftuar se edhe në vitin 2017 remitencat kanë shënuar rritje prej 11.1%, mirëpo ato theksoi ai vazhdojnë që të shkojnë në konsum, kurse pjesa e investimeve po dedikohet në blerje shtëpish e banesash.

Andaj, Mehmeti ka kërkuar nga institucionet që të vazhdojnë reformat ekonomike, në mënyrë që t’i bindin mërgimtarët të investojnë në prodhim në Kosovë, pasi kapaciteti i tyre financiar mund të ndihmojë vendin të rritet ekonomikisht më shumë.

Në lidhje me kartonin e gjelbër, ai ka thënë për KTV-në se një problem i madh që po e ndalon arritjen e këtij objektivi, përpos problemit të mosanëtarësimit në OKB, është edhe numri i madh i automjeteve të paregjistruara dhe të pasiguruara, që po lëvizin në rrugët e Kosovës./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit