Brazil, rritet në 18.859 numri i vdekjeve nga COVID-19

Mos i humb

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, kanë humbur jetën edhe 888 persona.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit, thuhet se me 888 vdekjet e reja në vend ka arritur në 18.859 numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19, ndërsa me 19.954 rastet e reja ka arritur në 291.579 numri i rasteve të COVID-19.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe radhitet si vendi i 3-të në botë për nga numri i rasteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit