Mijëra libianë u mblodhën për të parë sistemin Pantsir i cili u soll në “Sheshin e Dëshmorëve” që është një nga simbolet e revolucionit të 17 shkurtit në Libi.
Libiani Yusuf Hammude për AA tha se ndodhet në “Sheshin e Dëshmorëve” për të përgëzuar dhe për t‘iu bashkuar gëzimit lidhur me fitoren e heronjve të operacionit “Burkan Al-Ghadab” i cili zhvilloher nga qeveria e Libisë.
“Heronjtë libianë kanë neutralizuar 8 sisteme Pantsir gjatë 72 orëve”, theksoi Hammude, i cili shtoi se para së gjithash kjo fitore është fituar me ndihmën e Allahut dhe se edhe populli i Libisë ashtu sikurse edhe popujt e tjerë ka të drejtë të jetojnë i lirë.
Përshëndetje liderit Erdoğan
“Uroj që Allahu t’u japë sukses atyre që na ndihmojnë neve”, tha Hammude. “Shpreh përshëndetjet e mia për liderin Erdoğan, sepse ai na zgjati dorën e ndihmës në kohën e duhur kur askush nuk na ofroi ndihmë. Si popull i Libisë ne lutemi për të”, tha ai.
Gjithashtu edhe zëdhënësi zyrtar i Ushtrisë së Libisë, Mohamed Qanunu erdhi në “Sheshin e Dëshmorëve” dhe përshëndeti të pranishmit.
Personat e pranishëm në shesh brohoritën me sloganet “Mismari frikacak, Qanunu në shesh”, “Ne nuk dorëzohemi, ja vdekje ja liri”, “Haftari këtë shesh do ta shohë vetëm në ëndërr”.
Theksohet se sistemi Pantsir që u ekspozua në “Sheshin e Dëshmorëve” ishte një nga sistemet që Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë siguruar për milicët e Haftarit dhe që u shkatërrua pasi u godit në bazën ajrore Al-Watiya.


