Brazil, rritet në 26 numri i vdekjeve nga përmbytjet

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga shirat e dendur dhe përmbytjet në shtetin verilindor Bahia të Brazilit, të hënën vonë është rritur në 26, me 715.634 persona të prekur nga fatkeqësia natyrore, raporto Anadolu Agency (AA).

Observatori lokal i Mbrojtjes Civile në një deklaratë theksoi se 26 persona kanë humbur jetën për shkak të reshjeve të vazhdueshme që nga nëntori, ndërsa numri i të lënduarve ka arritur në 518.

Më tej thuhet se 30.915 njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre dhe 62,731 janë evakuuar.

Përveç kësaj, 166 qytete janë prekur në shtet, ku jetojnë mbi 15 milionë banorë, thuhet në deklaratë, duke shtuar se gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në 154 qytete.

Të paktën 37 qytete në Bahia jugore u zhytën në ujë plotësisht si pasojë e përmbytjeve.

Guvernatori i Bahia, Rui Costa, tha se shteti u godit njëkohësisht nga COVID-19 si dhe nga fatkeqësia natyrore dhe të gjitha vaksinat dhe mjekimet në disa qytete janë bërë të papërdorshme.

Më 1 janar, presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, njoftoi se ka miratuar 700 milionë realë brazilianë (125,6 milionë dollarë) si hua ndihme për zonat e prekura nga përmbytjet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit