Turqia njoftoi rritje të inflacionit

Mos i humb

Turqia njoftoi rritje vjetore prej 36,08 për qind të çmimeve të konsumit në vitin 2021, më e lartë në 19 vjet, theksoi sot autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas TurkStat, në nëntor, çmimet e konsumit shënuan rritje vjetore prej 21,31 për qind.

Në bazë mujore, inflacioni u rrit me 13,58 për qind në muajin dhjetor, nga 3,51 për qind që ishte në muajin nëntor.

Rritja më e lartë e çmimeve në bazë vjetore është shënuar muajin e kaluar në transport me 53,66 për qind, treguan të dhënat, pasuar nga ushqimet dhe pijet joalkoolike me 43,80 për qind dhe mobilimi dhe pajisjet shtëpiake me 40,95 për qind.

Nga ana tjetër, rritja më e ulët vjetore ishte 8,76 për qind në komunikim.

Një grup prej 21 ekonomistësh parashikoi rritje mesatare vjetore prej 30,05 për qind të çmimeve të konsumit në dhjetor 2021, zbuloi një analizë e AA-së javën e kaluar.

Ekonomistët kishin parashikuar inflacionin mujor për muajin dhjetor mesatarisht në 8,54 për qind, zbuloi analiza.

Ndërkohë, duke publikuar të mërkurën politikën monetare dhe të kursit të këmbimit për vitin 2022, Banka Qendrore e Turqisë ruajti objektivin afatmesëm të inflacionit prej 5 për qind, duke thënë se politika monetare do të hartohet për të arritur gradualisht këtë objektiv.​​​​​​​

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit