Britani, 39 të vdekurit e gjetur në kamion janë shtetas kinezë

Mos i humb

Tidhjetë e nëntë personat që u gjetën të vdekur në një kamion në rajonin Essex të Anglisë kanë qenë shtetas kinezë, njoftuan sot mediat.

Policia britanike të mërkurën tha se kufomat e 39 personave u gjetën në një kamion në një park industrial në Thurrock, në perëndim të Anglisë.

“Ne u thirrëm nga kolegë nga shërbimi i ambulancës pak para orës 1:40 të mëngjesit të mërkurën më 23 tetor, pas zbulimit të një kontejneri me njerëz brenda kamionit në Parkun Industrial Waterglade, East Avenue, Grays”, thuhet në një deklaratë të policisë.

“Shërbimet e urgjencës mbërritën por për fat të keq, 39 njerëz u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet më tej.

Policia tha se kanë nisur hetim për vrasje për ngjarjen, por nuk zbuloi informacione për kombësitë e 38 të rriturve dhe adoleshentit që u gjetën të vdekur.

Raportet lokale, përfshirë një nga Sky News, theksuan se viktimat janë shtetas kinezë.

Menjëherë pas zbulimit, një shofer 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut është arrestuar si i dyshuar për vrasje.

Kamioni, i cili është i regjistruar në Bullgari, besohet të ketë udhëtuar nga Belgjika për në Britani. Shoferi i arrestuar e mori kamionin në orët e para të së mërkurës por alarmi u ngrit pasi ai e futi kamionin në një park industrial.

Në vitin 2000, 58 migrantë kinezë u gjetën të vdekur në një kamion në një incident të ngjashëm në Dover, Angli. Një shofer kamioni holandez u burgos për vrasje në vitin 2001.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit