Britani, policia arreston një person për vrasjen e mësueses

Mos i humb

Policia britanike ka arrestuar një 38-vjeçar nën dyshimin se ka vrarë Sabina Nessa, një mësuese e shkollës fillore e cila u gjet e vdekur në parkun e Londrës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vrasja e Ness, e kryer teksa ecte drejt shoqeve pak minuta nga shtëpia e saj në jug të Londrës, ka ngritur përsëri shqetësimin se gratë nuk janë të sigurta në rrugët e qytetit.

Nessa, 28-vjeçare, u gjet e vdekur në Kidbrooke në juglindje të Londrës më 17 shtator.

Detektivët besojnë se ajo u sulmua gjatë, siç thuhet, ecjes pesë-minutëshe në parkun lokal për të takuar mikeshën në një lokal.

Trupi i saj u gjet të nesërmen.

Të enjten vonë, policia tha se ka arrestuar një person në afërsi të Londrës nën dyshimin për kryerjen e vrasjes.

Vdekja e Nessa-s erdhi muaj pas vrasjes së 33-vjeçares Sarah Everard, e cila u rrëmbye dhe u vra teksa po kthehej në shtëpi në mars. Një oficer i policisë jashtë detyrës pranoi se e kishte përdhunuar dhe vrarë.

Vrasja e saj tronditi publikun dhe çoi në protesta nga mijëra persona që dënuan dhunën ndaj grave.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan e përshkroi dhunën kundër grave të enjten si një “epidemi” kombëtare. Ai tha se burrat në të gjithë Anglinë kanë vrarë më shumë se 180 gra që nga marsi i vitit 2020.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit