Borrell mesazh “për bashkëpunim të ngushtë me Turqinë”

Mos i humb

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell deklaroi se bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë me Turqinë është bazë e marrëdhënieve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Borrell bëri një deklaratë në Twitter pas takimit me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili ishte në New York për takimet e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB).

“Është bukur të shihet Çavuşoğlu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, tha Borrell duke shtuar se ata diskutuan për çështjen e Qipros, situatën në Mesdheun Lindor, Afganistanin si dhe marrëdhëniet BE-Turqi.

Borrell tha se “Bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë me Turqinë është thelbësor”.

Çavuşoğlu tha se “Për stabilitetin ndërkombëtar dhe rajonal, është thelbësore që BE-ja të bashkëpunojë me Turqinë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit