Britani, policia vret një person gjatë një operacioni

Mos i humb

Policia britanike bëri të ditur se një person 31-vjeçar është vrarë nga armët e oficerëve të policisë në Anglinë qendrore dhe dy të tjerë u arrestuan, në operacionin e nisur sipas të dhënave të inteligjencës.

Policia njofton se oficerët kanë vepruar në bazë të urdhrit në një rezidencë në qytetin Coventry, rreth 32 kilometra në juglindje të Birminghamit, të premten vonë, mirëpo policia nuk dha detaje për natyrën e operacionit, apo pse hapën zjarr.

Dëshmitarët përshkruajnë se në atë zonë ka pasur shumë policë dhe automjete të policisë.

Zyra e pavarur për sjellje policore sot tha se kanë hapur hetime pasi që policia e West Midlands raportoi një rast të vrasjes pas “operacionit të planifikuar paraprakisht”.

Zona mbeti e rrethuar edhe sot.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit