Shekerinska viziton pjesëtarët e ARM-së në kufirin jugor të vendit

Mos i humb

Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Shekerinska së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), gjeneral majorin Vasko Gjurçinovski, sot në karakollin “Bogorodicë” dhe pikën ushtarake në Bogdanc, vizituan pjesëtarët e ARM-së.

“Prania e vazhdueshme e ushtrisë në mbështetje të operacioneve të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë në kufirin jugor tregon se ky është një problem që Maqedonia nuk duhet ta neglizhojë”, tha ministrja Shekerinska, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë.

Ajo shtoi se në vitin 2018 pjesëtarët e ARM-së arritën të parandalonin më shumë se 500 përpjekje të paligjshme për të kaluar kufirin, ndërkohë që kjo shifër ishte disa herë më e lartë gjatë viteve të mëparshme.

Shekerinska tha se qytetarët e Maqedonisë mund në mënyrë paqësore dhe qetë t’i festojnë ditët e ardhshme festive pikërisht për atë sepse pjesëtarët e ushtrisë, ditë e natë dhe profesionalisht kujdesen për sigurinë kolektive.

“Mendoj se është me rëndësi sidomos në këto ditë kur përgatitemi për festa, ta shprehim mirënjohjen tonë për pjesëtarët e ARM-së që nuk janë në shtëpi me familjet e tyre, por këtu kryejnë detyra për qytetarët e Gjevgjelisë, Bogdançit, por edhe të gjithë Maqedonisë të mos frikësohen nga rreziku për sigurinë apo stabilitetin e vendit”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Shekerinska tha se në diskutimet me pjesëtarët e ARM-së dhe kreun e ushtrisë, u fol për mënyrat për të rritur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të ndryshme dhe për të përmirësuar pajisjet në dispozicion të ushtrisë.

Pjesëtarët e ARM-së janë të shpërndarë në kufirin jugor të Maqedonisë nga vera e vitit 2015, si një masë për forcimin e sigurisë së kufirit nga vala e migracionit të paligjshëm, si dhe në ndihmën dhe mbështetjen e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë Kufitare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit