Britania dhe Franca do të dërgojnë ushtarë shtesë në Siri

Mos i humb

Britania dhe Franca do të dërgojnë ushtarë shtesë në Siri për të kompensuar boshllëkun që do të formohet nga tërheqja e SHBA-ve.

Sipas lajmit të gazetës The Guardian të cilin e bazon mbi burimet e SHBA-ve, pretendohet se Britania dhe Franca do të dërgojnë ushtarë shtesë në rajon për të kompensuar boshllëkun që do të formohet nga tërheqja e SHBA-ve pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar pakësimin e numrit të ushtarëve në Siri.

Të dy vendet do të rrisin me 10 për qind deri në 15 për qind numrin e njësive ushtarake të tyre elitare në Siri me qëllim të luftimit të organizatës terroriste DEASH.

Ndërsa në anën tjetër bëhet e ditur se mbahet i fshehtë numri i ushtarëve që këto vende kanë aktualisht në Siri.

Po ashtu thuhet se Gjermania ka refuzuar dërgimin e ushtarëve të saj në Siri, ndërsa Italia ndodhet në fazën e vendimmarrjes.

SHBA e cila ka rreth 2 mijë deri në 2.500 ushtarë në Siri, pritet që ta ulë numrin e ushtarëve të saj në 400.

Britania në kuadrin e koalicionit të luftës kundër DEASH-it merr pjesë në operacionet ajrore në Siri, por qeveria britanike nuk jep informacion për ushtarët e forcave speciale që ajo ka në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit