![]()
Forcat e gjeneralit ushtarak Khalifa Haftar me bazë në lindje të Libisë kanë sulmuar një qendër trajnuese policore në qytetin Garyan në jug të kryeqytetit Tripoli.
Avionët e Haftarit kanë sulmuar qendrën trajnuese në zonën Tagsat të qytetit, njoftoi Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) me bazë në Tripoli e mbështetur nga Kombet e Bashkuara (OKB).
Në një deklaratë të operacionit “Burkan al-Gadab” të nisur nga GNA, thuhet se sulmi erdhi dy javë pas çlirimit të qytetit Garyan nga forcat e Haftarit.
Qeveria e Tripolit po ashtu njoftoi sulmi ka shkaktuar edhe të plagosur, por pa shpalosur asnjë shifër.
Nga sulmi janë shkatërruar disa automjete policore, kurse në ndërtesa janë shkaktuar dëme materiale.
Në fillim të prillit, Haftar, i cili komandon forcat besnike ndaj qeverisë rivale të bazuar në Libinë lindore, filloi një fushatë të gjerë për të marrë nën kontroll kryeqytetin Tripoli nga GNA, e cila është kundërpërgjigjur me nisjen e operacionit “Burkan al-Gadab”.
Forcat e Haftarit kanë dështuar në arritjen e objektivit të tyre kryesor, edhe pse kanë arritur të marrin disa qyteza dhe qytete strategjike në afërsi.
Më 26 qershor, forcat e GNA-së njoftuan marrjen e qytetit strategjik Garyan, të cilin forcat e Haftarit e përdornin si pikë furnizimi gjatë ofensivës për kapjen e Tripolit.
Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e NATO-s çoi në rrëzimin dhe vdekjen e ish-presidentit Muamar Gadafi pas më shumë se katër dekadash në pushtet.
Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në lindje të vendit, me të cilën Haftar është i lidhur, dhe GNA e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli, duke shkaktuar po ashtu daljen në skenë të një sërë grupesh militante.


