Britania e Madhe thirrje për dialog në Iran rreth kërkesave të protestuesve

Mos i humb

Shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson, tha se Londra zyrtare është duke ndjekur nga afër situatën në lidhje me valën e protestave masive në Iran dhe tha se qeveria në Teheran pritet të mundësojë hapjen e diskutimit në lidhje me kërkesat e protestuesve.

Johnson në një deklaratë me shkrim shprehu bindjen se ka nevojë për një diskutim legjitim të çështjeve të rëndësishme të cilat i shprehin demonstruesit në Iran.

“Kanë kaluar shtatë dekada nga miratimi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut në botë. Njerëzit kudo duhet që të kenë të drejtën të shprehin lirisht mendimet dhe të protestojnë brenda kuadrit ligjor”, tha Johnson.

Duke shprehur keqardhje për viktimat gjatë protestave në qytetet iraniane, Johnson u bëri thirrje të gjitha palëve në Iran që të respektojnë normat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Të pakënaqur me situatën ekonomike në Iran, demonstrues protestuan në qytetin Mashhad të enjten, kurse protestat me shpejtësi morën karakterin anti-qeveritare duke u përhapur në qytete të tjera./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit