Forcat izraelite kryen sulme ajrore në Gaza

Mos i humb

Izraeli ka kryer sulme të ashpra ajrore ndaj bazës ushtarake të Hamasit në Rripin e Gazës.

Burimet e policisë palestineze thonë se bombarduesit izraelitë kanë sulmuar kompleksin ushtarak të Brigadës së Hamasit Izzad-Din al-Qassam pranë qytetit Khan Yunis në jug të Gazës.

Nuk pati viktima njerëzore në sulmet, kurse pala izraelite deri më tani nuk ka komentuar lidhur me rastin.

Pak para sulmeve ajrore, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha se një raketë e shkrepur nga zona e Gazës, ka rënë në një zonë të banuar në jug të Izraelit dhe se nuk pati viktima në njerëz./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit