Bruksel, policia me gaz lotsjellës shpërndan protestuesit

Mos i humb

Policia belge ka shpërndarë protestuesit e ekstremit të djathtë të cilët janë mbledhur pranë selisë së Bashkimit Europian në Bruksel.

Sipas pretendimeve në protesta janë mbledhur rreth 1.000 demonstrues të ekstremit të djathtë anti-emigrantë.

Policia përpos gazit lotsjellës ka përdorur edhe makinat e policisë për të shparndarë protestuesit.

Protestuesit në sheshin Schuman dolën kundër marrëvshjes globale të OKB-së për emigracionin që u nënshkrua neë fillim të këti muaji në Marok.

Ata i bënë thirrje kryeministrit belg Charles Michel të japë dorëheqje, duke brohoritur kundër qeverisë aktuale.

Protestuesit në një moment madje tentuan të futen në ndërtesën e Komisionit Europian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit