Burgjet e Malajzisë raportojnë 1.126 raste me COVID-19

Mos i humb

Malajzia sot ka regjistruar gjithsej 1.126 raste aktive me COVID-19 midis të burgosurve dhe stafit të burgjeve në të gjithë vendin.

Kreu i Departamentit të Burgjeve, Zulkifli Omar tha se transmetimi i koronavirusit midis të burgosurve filloi kur burgu Tawau në Sabah mori një të burgosur të ri nga Lahad Datu, i cili doli pozitiv në fillim të këtij muaji.

“Klasteri tjetër më 29 shtator u zbulua në burgun Alor Setar dhe ne po e trajtojmë këtë çështje seriozisht”, tha sot Omar në një njoftim për media.

Ai tha se burgjet janë duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të qenë në përputhje me procedurat standarde të Ministrisë së Shëndetësisë për të trajtuar, karantinuar dhe frenuar përhapjen e COVID-19 në të gjitha aspektet e menaxhimit të burgjeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Noor Hisham Abdullah të martën tha se Malajzia raportoi 691 raste të reja, përfshirë 688 raste lokale dhe 394 në burgun Alor Setar.

Për të ndaluar transmetimin e COVID-19 midis të burgosurve, departamenti vendosi të transferojë të burgosurit e lidhur me drogën në burgje të përkohshme në disa kampe trajnimi të shërbimit kombëtar.

“Numri i përgjithshëm që mund të akomodohen nga këto kampe vlerësohet të jetë midis 2.300 dhe 2.800 të burgosur”, shtoi Omar.

Ai po ashtu kërkoi që publiku të qëndrojë i qetë, pasi përhapja e COVID-19 midis të burgosurve ndodhi vetëm në zona të mbyllura burgu, të kontrolluara fort.

Vendi deri më tani ka regjistruar 13.504 raste me COVID-19 me 10.427 të shëruar dhe 141 vdekje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit