Iran, shënohet numri më i lartë i vdekjeve ditore nga COVID-19

Mos i humb

Me 239 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave është rritur në 27.658.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 4.019 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 483.844.

Me 239 vdekjet e reja në Iran është regjistruar numri më i lartë i vdekjeve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë e deri tani.

Lari shtoi se 4.274 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 397.109.

Ajo informoi më tej se deri tani në vend janë kryer gjithsej 4.207.631 teste.

Zëdhënësja Lari vuri në dukje se 30 nga 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajonve të “kuqe” dhe të “rrezikshme”.

Për shkak të rritjes së rasteve në kryeqytetin Teheran, në rajonet Qom, Qazvin dhe Elborz janë vendosur sërish kufizimet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit