Caka: Me taksën e infrastrukturës arsimore duhen mbi 40 shkolla të reja

Mos i humb

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka u shpreh sot në një deklaratë për mediet se, “taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore ka mbi 7 vite që vilet nga bashkia e Tiranës, por shërbimi i marrë mbrapsht për këtë taksë, është shumë larg asaj që pritej të realizohej në kohën kur u vendos taksa”.

“Erion Veliaj premtoi se me paratë e arkëtuara nga kjo taksë, do të përmirësonte infrastrukturën arsimore të shkollave publike në Tiranë, por ne të gjithë jemi dëshmitarë që shkollat publike të Tiranës janë në gjendje skandaloze: ngrohja nuk ekziston edhe pse jemi në vitin 2023, laboratorët janë një fjalë e huaj për fëmijët tanë dhe mësimi me turne të dyta e të treat vijon ende sot e kësaj dite”, u shpreh Caka.

“Në studimin e fizibilitetit të sjellë në kohën që implementohej taksa e përkohshme e arsimit, flitej për rreth 40 shkolla publike të cilat do t’i nënshtroheshin transformimit, por nga investigimet e kryera nga mediet, rezultojnë se vetëm 9 prej tyre janë ndërtuar ose rikonstruktuar”, tha ajo.

Sipas Cakës, “mungesa e transparencës së Bashkisë në raport me destinacionin e parave të vjelura nga taksa e arsimit, është vetëm tregues i vjedhjes së parave të qytetarëve të Tiranës”.

“Me standardin evropian, Bashkia e Tiranës duhej të kishte ndërtuar mbi 40 shkolla të reja, por me standardin e vjedhjes së Erion Veliajt, me 45 milionë euro ndërtohen vetëm 9 shkolla”, u shpreh ajo, teksa shtoi se, “Këshilltarët e Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, do të kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie e do të ndjekim të gjithë rrugën e nevojshme ligjore për t’ju informuar se ku shkojnë paratë e qytetarëve të Tiranës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit