Cakaj e konsideron domosdoshmëri anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës!

Mos i humb

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka ngritur domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Kërkesën Cakaj e ka bërë në ministerialin e Këshillit të Europës që mbahet në Helsinki të Finlandës.

Ai ka theksuar se kjo organizatë do të jetë edhe më e suksesshme në rajonin e Ballkanit nëse edhe Kosova bëhet pjesë e saj. Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në KE do të ishte në interes si të vetë Kosovës, ashtu edhe të organizatës.

“Në këtë ministerial shfrytëzoj rastin t’ju informoj se kam ngritur edhe domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, ngaqë anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është thjesht kontribut për rritjen e standardeve dhe kritereve që proklamon KE-ja dhe në anën tjetër është një vlerë e shtuar për KE-në në përgjithësi. Sa më gjithëpërfshirëse të jetë KE-ja, aq më e fortë do të jetë organizata dhe aq më të fuqishme do të jenë vlerat që proklamon ajo”, ka deklaruar Gent Cakaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit