Çavusoglu do të vizitojë Washingtonin

Mos i humb

 

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologu i tij amerikan Mike Pompeo kanë rënë dakord të takohen në Washington.

Duke folur në një konferencë për media në Ankara, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy, tha se data e vizitës së shefit të diplomacisë turke në Washington mbetet e panjohur.

Më 27 prill, Çavuşoğlu dhe Pompeo mbajtën një takim dypalësh gjatë samitit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

“Këtu ata diskutuan zbatimin e marrëveshjes paraprake për Munbixhin, blerjen e raketave S-400 nga Rusia dhe çështjen e pastorit amerikan, Andrew Craig Brunson”, tha Aksoy.

Lidhur me grupet punuese të Turqisë dhe SHBA-ve të krijuara më parë, Aksoy tha: “Siç e dini, një nga grupet punuese për çështjet e konsullatës tashmë është kaluar. Ne po përpiqemi të përcaktojmë një datë për takimin e grupit tjetër punues, ai gjithashtu mund të takohet së shpejti”.

Turqia dhe SHBA-të kanë krijuar grupe punuese për të diskutuar mbi stabilizimin e Munbixhit të Sirisë dhe për të parandaluar përplasjet e padëshirueshme.

Të dy vendet po përpiqen të zgjidhin një numër çështjesh, kryesisht çështjen e grupit terrorist YPG/PKK në Siri, të cilin SHBA-të e mbështesin si një aleat të besueshëm në luftën kundër DEASH-it.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit