Çavusoglu: TIKA vazhdon dhjetëra restaurime në Ballkan

Mos i humb

Zv/ministri i Turqisë, Hakan Çavusoglu, ka thënë Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë realizojnë projekte të ndryshme për restaurimin dhe përkujdesjen për objektet historike dhe kulturore jashtë Turqisë, duke shtuar se 30 restaurime të TIKA-s janë duke vazhduar në Ballkan.

Duke folur në tryezën editoriale të AA-së, Çavuşoğlu tha se Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve dhe TIKA janë dy institucioni të rëndësishme, që paraqesin shembullin më të mirë të diplomacisë njerëzore në botë.

Ai tha se këto dy institucione kanë “zbardhur fytyrën” e Turqisë jashtë vendit dhe se përbëjnë fuqinë e butë të vendit.

Zv/ministri turk njoftoi se Drejtoria e Vakëfeve ende punon mbi 53 projekte në Ballkan, duke shtuar se në tri vitet e fundit, TIKA ka bërë 100 restaurime në sferën ndërkombëtare të objekteve kutlrurore dhe të vakëfeve.

Çavuşoğlu po ashtu rikujtoi se 30 projekte të restaurimit nga TIKA janë duke vazhduar në Ballkan.

Në mesin e projekteve të TIKA-s në Ballkan, Çavusoglu përmendi Xhaminë e Emin Pashës në Prizren, Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, shtëpinë të atit të Mustafa Kemal Ataturkut, Shkollën Ushtarake në Manastir dhe Medresenë Karagoz në Mostar.

Ai tha se ka përfunduar restaurimi i Urës së Drinës, që pranohet si një nga veprat madhështore të arktitektit Mimar Sinan në vitin 1577, duke shtuar se në inagurimin e saj do të marrë pjesë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit