Çavusoglu: Turqia mbështetje të plotë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, tha se vendi i tij ofron mbështetje të plotë për integrimin e Maqedonisë në NATO.

Duke folur në panelin editorial të Agjensisë Anadolli në Ankara, shefi i diplomacisë turke theksoi rëndësinë e çështjes së zgjerimit të aleancës në samitin e ardhshëm që do të mbahet në Bruksel.

“Turqia ofron mbështetje të plotë veçanërisht për integrimin e Maqedonisë, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Gjeorgjisë në NATO. Ne do të vazhdojmë të jemi këmbëngulës në këtë pikë”, tha Çavusoglu.

Ndryshe, samiti i NATO-s organizohet më 11 dhe 12 korrik, ku kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka theksuar se vendi i tij pritet të marrë ftesë për anëtarësim./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit