Çfarë do të bëhet me ministritë që kanë mbetur pa udhëheqës?

Mos i humb

Zhvillimet e kohëve të fundit, kanë lënë katër ministri pa zot të shtëpisë.

Largimi i Listës Serbe ka lënë pa udhëheqës Ministrinë për Komunitete dhe Kthim (Dalibor Jevtiç), Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (Ivan Todosijeviç), atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (Nenad Rikallo).

Po ashtu pa ministër ka mbetur edhe Ministria e Punëve të Brendshme, pas dorëheqjes së Flamur Sefajt.

Për ministritë pa udhëheqës është deklaruar Qeveria e Kosovës. Në një prononcim për indeksonline, zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka sqaruar situatën.

“Së pari, tërheqja e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës është çështje në proces që nuk ka marrë karakter definitiv. Dhe sa i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme është çështje për të cilën partnerët e koalicionit vendosin dhe derisa të vendosin, këtë funksion e kryen zëvendësministri”, ka thënë Gashi.

Sipas saj, kjo çështje do të zgjidhet së shpejti.

“Besojmë që të gjitha këto procese të përmbyllen në afat optimal”, ka shtuar Gashi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit