Çfarë i Ndodh Organizmit Nëse Konsumoni Thana

Mos i humb

Kohë koronavirusi, kjo është situata në Afrikë

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.452.768 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas faqes së...

Gjonaj: BKH gati brenda vitit, hetuesit do të ndjekin të gjitha dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian se Byroja Kombëtare e Hetimit do të plotësohet...

Pas Kukësit dhe Dibrës, nesër votohet në Qarkun e Gjirokastrës. Zbardhen emrat e kandidatëve të PD

Demokratët e Qarkut të Gjirokastrës do të votojnë të dielën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak...

Shpërthen sërish koronavirusi në Çeki, regjistrohen rekord infektimesh në 24 orë, shifra e dytë më e lartë

Republika e Çekisë regjistroi 2.394 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, shifër kjo që shënon rritjen e dytë më të...

Ngjajnë me qershinë, por janë krejt ndryshe. Po flasim për thanën, të ëmblin e të thartin frut.

Thana ka disa vendlindje, duke nisur nga Evropa jugore deri në Azi. Thanat rriten me bollëk në Shqipëri.

Shqiptarët i kanë shfrytëzuar më së miri metodat e shumta të konsumimit dhe shijimit të thanës.

Së pari, ne jemi të apasionuar pas thanave por edhe luleve të bukura ngjyrë të verdhë që i përdorim për zbukurim.

Fruti me bërthmë i thanës ka një farë të vetme që gjendet brenda në tul.

Thana e pjekur ka një diametër prej 1.5 centimetrash dhe një gjatësi prej një deri në dy centimetra. Forma e këtij fruti interesant i ngjan asaj të ullirit.

Kur thana piqet merr një ngjyrë fantastike të kuqe që ta bën zili. Shija e ëmbël, por edhe e thartë e thanës mund të përshkruhet si një trazim i qershisë dhe boronicës së kuqe.

Bima dhe pema e thanës rritet nga pesë deri në 12 metra gjatësi. Të huajt i thërrasin thanës si “Cornelian Cherry”, duke e krahasuar pjesërisht me qershinë.

Por thana nuk është si qershia. Druri i dendur i pemës së thanës është përdorur në lashtësi për të përgatitur armë, harqe e shtiza.

Thana është një pemë që rritet shumë lehtë dhe nuk ka nevojë për shumë mirëmbajtje. Ato janë pemë jetëgjatë dhe mjaft të bukura. Pema e thanës është një strehë e insekteve, si bletët dhe fluturat.

Pemët e dendura të thanës kanë edhe vlera në zbukurim dhe përdoren gjërësisht nëpër kopshte në të gjithë botën, jo vetëm për frutat por edhe për paraqitjen e bukur.

Këto pemë rriten në terrene të ndryshme qofshin pjellore, me rërë ose me baltë. Megjithatë, terreni ideal mbetet toka me lagështi që garanton rritjen e fuqishme të pemës.

Ruajtja e lagështisë së dheut përreth pemës së thanës është e nevojshme. Kjo pemë mund të lulëzojë edhe nën ndriçimin direkt të diellit edhe nën hije. Zakonisht ajo nuk ka nevojë për fertilizues.

Fruti ose kokrrat e thanës piqen në mes dhe në fund të verës. Ato konsiderohen të pjekura plotësisht vetëm pasi kanë rënë nga pema. Thanat me ngjyrë të kuqërremtë mund t’i mblidhini me dorë sapo të kenë rënë.

Vlerat shëndetësore të thanës

Thana është një frut i vogël që bën një punë të madhe. Vlerat e frutit dhe të pemës janë fantastike.

Lëvorja me ngjyrë kafe ose të kuqërremtë e pemës ofron shumë përfitime për konsumatorin.

Bashkë me frutin, ato kanë vlera në shërimin e lëkurës por edhe në uljen e temperaturës. Thanat e pjekura kanë gjithashtu vlera ushqimore të mëdha.

Përveç vlerave ushqimore, thanat janë përdorur në të gjithë botën edhe në mjekësinë popullore.

Konsumimi i thanave

Thanat përdoren për të përgatitur edhe reçel. Por ato mund të kombinohen me sheqer dhe portokall për të bërë një salcë të mrekullueshme si ajo e boronicës së kuqe.

Thanat mund të konsumohen edhe në formën e tyre të thatë. Në Shqipëri përdoren për përgatitjen e rakisë së famshme të thanës.

Por thana ka përdorim të gjërë edhe në përgatitjen e pijeve të ftohta gjatë stinës së verës. Shurupi i thanës është gjithashtu i famshëm në vendin tonë.

Përdorimi mjekësor i thanës

Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve.

Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarea.

Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Si të pastrojmë këpucët e bardha, 8 mënyra të thjeshta me produkte shtëpiake

Këpucët e bardha janë pjesë e garderobë së të gjithëve pothuajse. Fatkeqësisht, meqenëse ato bëhen...

“EBA i ka bërë kërkesë zyrtare SHBA-së për avionët luftarakë F-35”

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të cilat pak kohë më parë nënshkruan marrëveshjen e "normalizimit" me Izraelin, thuhet se i kanë bërë...

COVID-19, rritje rekord e infeksioneve të reja në Europën Qendrore

Sllovakia ka thyer rekordin e saj për rritjen ditore në numrin e rasteve të COVID-19 për të katërtën ditë radhazi, duke raportuar...

Katari refuzon presidencën e radhës në Ligën Arabe

Katari ka refuzuar të marrë presidencën e radhës në Ligën Arabe nga e cila u tërhoq Palestina. Sipas rregullores...

Virusi i ri ‘Alien’ mund të vjedhë kredencialet nga 226 aplikacione duke përfshirë Facebook, Gmail, Snapchat

Një ekip i studiuesve të sigurisë IT nga ThreatFabric kanë zbuluar një lloj të ri malware Android që vjen me një gamë...