Çfarë mund të ndodh nëse përpiqemi ta ndalim teshtimën?

Mos i humb

Si edhe me rastin e kollitjes kur nxjerrim “tepricën” e dëmshme nga rrugët e frymëmarrjes, kur teshtijmë nxjerrin atë që na “sulmon” hundën: polenin, pluhurin, bakteret, viruset… Teshtitja është mënyra në të cilën trupi ynë mban të pastër sinuset dhe gavrën e hundës.

Por çfarë ndodh nëse  përpiqemi ta ndalim? Ndoshta edhe asgjë. “Lëndimet të cilat do të mund të ndodhnin do të ishin të lidhura me anomali anatomike”, thotë Ëild.

Teshtitja e zakonshme largon ajrin nga trupi me shpejtësi deri në 160 km/h, shpejtësi marramendëse që mund të shkaktojë lëndime serioze nëse ndalet gabimisht. Për këtë arsye nuk duhet ndaluar kurrë teshtimën që është në progres. Për shembull, mos e mbani hundën apo gojën mbyllur gjatë teshtitjes.

Por nëse bini në situata të tilla, mbajtja e teshtitjes mund të ketë pasoja relativisht serioze, si:

  • Dëmtim të diafragmës;
  • Pëlcitje të kapilarëve të syve (në pjesën e bardhë të syrit);
  • Shtypje të madhe të ajrit në kanalin e Eustahit në vesh dhe pëlcitje të timpanit të veshit, lëndime në veshin e brendshëm, të cilat sjellin marramendje deri edhe humbje të dëgjimit;
  • Dobësim të enëve të gjakut në tru dhe pëlcitje të tyre për shkak të ngritjes momentale të shtypjes.

Shikuar realisht rreziku nga pasojat është i vogël, por kurrë nuk mund të themi me siguri të plotë që nuk jemi pikërisht ne ata të pafat, të cilëve kjo mund t’u ndodhë.

Disa të tjerë janë të ekspozuar ndaj teshtitjes agresive, e cila mund të sjellë një seri problemesh të tjera:

  • Teshtitja agresive te personat të cilët kanë pasur një operacion të sinuseve mund të ngjeshë ajrin në hapësirën përreth syrit dhe të shkaktojë fryrje ose të shtyp ajrin në zgavrën e trurit dhe të shkaktojë dhimbje koke të madhe e madje edhe sulm në tru;
  • Teshtitja agresive mund të shkaktojë lëndime për shkak të tendosjes së befasishme;
  • Teshtitja agresive mund të shkaktojë edhe mospërmbajtje momentale.

Disa lloje të teshtitjeve edhe i mundojnë mjekët edhe sot e kësaj dite, transmeton Telegrafi. Shumica e tyre besojnë se kjo në fakt është reaksion refleksiv i rëndësishëm për të flakur agjentët ngacmues dhe alergjenët e tjerë nga hunda jonë.

Megjithatë, nuk është secila teshtitje e lidhur me hundën. Disa njerëz teshtijnë kur dalin në diell, disa gjatë marrëdhënieve seksuale, disa pas marrjes së anestetikëve intravenozë, disa pas ngrënies ose për shkak se kanë çrregullime të caktuara mentale si epilepsia. Këto lloje të teshtitjeve janë ende të panjohura./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit