Çfarë të mira sjell konsumimi i portokajve?

Mos i humb

Portokalli është një nga frutat më të konsumuara.

Nëse nuk doni të konsumoni portokallin vetëm si frut, ju mund të bëni lëngje frutash, sallata dhe shumë kombinime të tjera.

Por a i dini përfitimet e konsumimit të këtij fruti?

Më poshtë gjeni disa të mira që i ofroni organizmit tuaj nëse konsumoni një portokall në ditë, transmeton Klan Kosova.

Përmirëson sistemin imunitar

Për shkak të pranisë së vitaminës C dhe nxitjen e prodhimit të qelizave të bardha të gjakut në trup, portokalli e forcon sistemin imunitar.Parandalon kancerinPortokajt përmbajnë vitaminë C e cila vepron si një antioksidant dhe vitaminë D që parandalon zhvillimin e kancereve të caktuara (në lëkurë, gji, mushkëri dhe zorrë të trashë).

Për shkak të pranisë së lartë të kaliumit, konsumimi i portokajve pengon zhvillimin e shumë llojeve të kancerit.Ul nivelin e kolesterolitNjë nga flavonoidet më të rëndësishme që gjenden në portokall është hesperidini që ndihmon në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit.

Parandalon inflamacionin

Fruti i portokallit ka veti anti-inflamatore që ndihmon për muskujt dhe nyjet e ngurta.

E bën lëkurën e shkëlqyeshmeAntioksidantët që gjenden në portokaj mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira që përshpejtojnë procesin e plakjes.

Parandalon kapsllëkun

Fibrat dietike që gjenden në portokaj parandalojnë kapsllëkun.

Ndihmon në zhvillimin e trurit.

Portokajt janë një burim i mirë i acidit folik që ndihmon në funksionimin e trurit. Nëse jeni shtatzënë, ju duhet të konsumoni portokaj çdo ditë sepse kështu përmirësoni shëndetin tuaj dhe të foshnjes./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit