Çmimi i ujit, Qeveria: S’do të ketë ndryshim në asnjë bashki që e rriti pas reformës

Mos i humb

Çmimi i ujit për qytetarët nuk do të ndryshojë në asnjë nga bashkitë qe rritjen e fundit e kane bere pas reformës territoriale.

“Asnjë nga bashkitë që ka korrektuyar cmimin vitet e fundit nuk ka bërë aplikimi për rritje të çmimit të ujit”, tha Antin Bonati.

Në raportin e vitit 2018, që ka dorëzuar në kuvend enti rregullator I ujit del në përfundimin se në shumicën e bashkive tarifat e ujit kanë ende hapësirë të rriten, pasi familjet shpenzojnë për faturat më pak se 5 për qind të buxhetit mujor, i përcaktuar nga INSTAT si kufiri i përballueshmërisë.

“Ai raport është gjetje, që ka qenë ashtu edhe në raportin e 2017-ës edhe 2016-ës, pra në të gjitha raportet. Por nuk do të thotë në asnjë mënyrë se do të rritet çmimi”, u shpreh Antin Bonati.

Çmimi i ujit nuk është i unifikuar në rang kombëtar, por varion sipas bashkive. Sipas Bonatit, edhe atëherë kur bashkitë aplikojnë për rritje të tarifave, ato kalojnë përmes një procesi të gjatë konsultimi.

Sinkron bëhet aplikimi nga shoqëria e ujësjellësit, pastaj merret vendim në këshill bashkiak. pastaj nis procesi I konsultimit dhe dëgjesave publike dhe më pas kalon në ent ku merret vendimi final. kjo zgjat të paktën një vit.

Aktualisht kanë bërë aplikim për rritje të çmimit 11 Bashki në rang vendi, mes të cilave Lushnja, Vlora, Berati, Tropoja si dhe disa të tjera më të vogla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit