COVID-19, Izraeli ndalon testimin e mostrave që vijnë nga Gaza

Mos i humb

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Naftali Bennett ka anuluar një iniciativë të ndërmarrë nga ushtria për testimin e koronavirusit të ri (COVID-19) në mostrat që vijnë nga Rripi i Gazës.

Ushtria izraelite së fundmi njoftoi për një iniciativë për të kryer 50 testime të koronavirusit në ditë në mostrat nga Gaza.

Iniciativa u zhvillua vetëm dy ditë dhe vetëm 100 mostra u testuan në njërën nga bazat e ushtrisë në periferi të Gazës.

E përditshmja izraelite “Maariv” njoftoi se qeveria izraelite ka anuluar iniciativën, duke shtuar se ministri i Mbrojtjes, Bennett nuk ishte në dijeni të iniciativës së ushtrisë për shkak të “mungesës së komunikimit”.

Autoritetet izraelite, shoqëria civile dhe mediat kanë paralajmëriar se përhapja e koronavirusit në Gaza mund të përbëjë rrezik serioz për Izraelin.

Të paktën 17 raste të koronavirusit janë regjistruar në Gaza, vend i cili është nën bllokadë për 14 vjet.

Aktualisht, testimi për koronavirus po mbikëqyret nga Autoriteti Palestinez dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit