Kameruni pranon rolin e ushtrisë në vrasjen e civilëve

Mos i humb

Kameruni ka pranuar rolin e ushtrisë në vrasjet e civilëve, përfshirë fëmijë dhe gra në rajonin veriperëndimor të vendit, thuhet në një raport zyrtar.

Ngjarja ndodhi në shkurt në fshatin Ngarbuh ku ushtria u akuzua për vrasjen e civilëve dhe djegien e shtëpive.

Qeveria më parë kishte mohuar përgjegjësinë për vrasjet.

Më vonë, presidenti i Kamerunit, Paul Biya bëri thirrje për një hetim për të hedhur dritë mbi rrethanat në të cilat ndodhën këto ngjarje tragjike dhe për të identifikuar palët e përfshira.

”Pas një shkëmbimi të zjarrit, gjatë së cilës pesë terroristë u vranë dhe shumë armë u skeuestruan, detashmenti zbuloi se tre gra dhe dhjetë fëmijë kishin vdekur gjatë operacionit”, thuhet në raportin që u bë publik të martën vonë.

Pasi njoftoi zbulimet e reja, presidenti urdhëroi procedurë disiplinore ndaj të përfshirëve.

Ai urdhëroi procedurë kundër majorit Nyiagono Ze Charles, komandant i Batalionit të 52-të të këmbësorisë së motorizuar, arrestimin e rreshterit Baba Guida.

Biya shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe i siguroi ata për vendosmërinë e tij për arritjen e drejtësisë.

Shoqëria civile përshëndeti raportin.

Në një postim në Twitter, Felix Agbor Nkongho, drejtor i Qendrës për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Afrikë tha se qeveria më në fund njohu përgjegjësinë e ushtrisë për “Masakrën në Ngarbuh”.

Kameruni është tronditur nga protestat që nga viti 2016, ku banorët në rajone që flasin anglisht thonë se janë margjinalizuar për dekada nga qeveria qendrore dhe shumica frëngjisht folëse.

Dhuna në rajonet e anglisht-folësve ka marrë rreth 3.000 jetë dhe ka shkaktuar shpërnguljen e mbi 730 mijë civilëve, bën të ditur organizata “Human Rights Watch”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit